Manchester City ka hyrë në garë për Antoine Griezmannin.
Sipas “Diario Gol”, Pep Guardiola dëshiron t’ia prishë planet Barcelonës duke e transferuar në Premierligë sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, transmeton Gazeta Express.
Përderisa thuhet se Harry Kane është objektivi kryesor i Manchester City, Griezmann duket të jetë zgjedhja e dytë e Guardiolas dhe mësohet se klubi anglez mund të përdorë edhe Sergio Agueron si pjesë të marrëveshjes për ta mposhtur Barcelonën.
Griezmann ka bërë këtë edicion 37 paraqitje për Atleticon në të gjitha garat, duke realizuar 22 gola – 16 kanë ardhur në La Liga. /Gazeta Express/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën