Manchester City ka frikë tani që Paris Saint Germain është favorit për të nënshkruar me yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez.
Ylli kilian dëshiron të largohet nga Emirates dhe është i lirë për të filluar negociatat me klubet evropiane në muajin janar pasi do të mbetet pa kontratën verën e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
Pep Guardiola besonte që 28-vjeçari dëshironte t’i bashkohet Manchester Cityt pavarësisht dështimit në merkaton e fundit të transferimeve me ofertën e tyre prej 60 milionë funta. Por, Paris Saint Germaini ka rritur interesimin e tyre në reprezentuesin kilian pasi dëshiron që sulmuesi të jetë partner i Neymarit dhe Kylian Mbappes në front.
Sanchez është takuar me drejtorët e Paris Saint Germainit në kryeqytetin francez gjatë verës, ku ata diskutuan rreth transferimit të mundshëm. Ai kërkoi një pagë madhështore prej 400.000 funta në javë, të cilën skuadra në Liga 1 pranoi se ata nuk mund ta përballojnë atë.
Por, skuadra e Unai Emeryt i ka treguar atij se do t’i ofrojnë një tarifë të mirë dhe ofertë më të madhe se ajo nga City prej 275.000 funta në javë.
Mësohet që Paris Saint Germaini do të shkarkojë Edinson Cavanin, i cili së fundi ka pasur një incident me Neymarin duke i lënë kështu hapësirë Sanchezit në skuadër.
“Transferimi i Alexis Sanchezit në Manchester City mund të pengohet. Pep është i sigurt që ai dëshiron t’i bashkohet klubit por Parisi është duke u sillur përreth”, i ka thënë një burim gazetës ‘The Sun’.
“Ata kanë ende fonde për të nënshkruar me të dhe mund të mposhtin Cityn me ofertën për pagë. Ata gjithashtu do t’i paguajnë atij një tarifë madhështore”
“Sanchez mund të fillojë negociatat me klubet evropiane në janar dhe mund të nënshkruaj kontratë paraprake. Ai është në një situatë të fuqishme”
Real Madridi është gjithashtu një skuadër tjetër që ka shfaqur interesim në transferimin e Sanchezit./arbresh.info/
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...