Qytetarët kanë vazhduar me super formë edhe në Ligë të Kampionëve.
Manchester City ka mposhtur Napolin me rezultat 2 me 1 në ndeshjen e zhvilluar si nikoqir në Etihad në kuadër të xhiros së tretë të Grupit F në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Brenda vetëm 13 minutave lojë, skuadra e Pep Guardiolas arriti të realizoi dy golat që edhe i siguruan fitoren. Pas golit të epërsisë nga Raheem Sterling (9′), Gabriel Jesus dyfishoi epërsinë vetëm katër minuta më vonë.
Para se të mbyllej pjesa e parë e takimit, napolitanët kishin mundësi të ngushtonin epërsinë e nikoqirëve por Dries Mertens dështoi me goditjen nga pika e bardhë.
Megjithatë, një gabim të tillë nuk e bëri edhe Amadou Diawara në minutën e 73′ kur ekzekutoi penaltinë duke realizuar për 2 me 1.
Ndryshe, kjo është fitorja e parë e Manchester Cityt ndaj Napolit në këtë kompeticon, ku Qytetarët ishin mposhtur dy herë në dy takimet e mëparshme.
Gjiganti anglez tani qëndron në krye të grupit F me nëntë pikë, gjashtë më shumë se Napoli në pozitën e tretë dhe tri më shumë se Shakhtar Donetsk në pozitën e dytë./arbresh.info/
https://streamable.com/n5bor
https://streamable.com/cxcr1
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...
Rryma i fiku edhe në Porto Riko, pothuajse i gjithë vendi pa...
Rovena po martohet sonte? Xheneta dhe Vullneti në dyshime, s...