Man City humb një yll para ndeshjes ndaj Liverpoolit

16:37 | 8 Shtator 2017
Arbresh Info

Trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar se kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany, do të mungojë në ndeshjen e së shtunës në Premierë Ligë kundër Liverpoolit për shkak të një lëndimi në pulpë të këmbës.

Kompany ka pasur probleme të shumta në pulpë të këmbës gjatë sezoneve të fundit por është rikuperuar në kohë të duhur mjaftueshëm sa për të qenë pjesë e nëntë nga dhjetë ndeshjet e fundit të Cityt në sezonin 2016/17, transmeton portali arbresh.info.

Vincent Kompany është lënduar gjatë detyrës së tij me skuadrën kombëtare
Vincent Kompany është lënduar gjatë detyrës së tij me skuadrën kombëtare

“Ai mori një lëndim në pulpë të këmbës me Belgjikën, kur ata fituan 9 me 0 kundër Gjibraltarit”, ka thënë Guardiola.

“Do të jetë një mungesë e shkurtër por në ndeshjen e ardhshme nuk mendoj se do të jetë në gjendje të luaj”

31-vjeçari ka qenë një shtyllë e skuadrës kombëtare për ndeshjet kualifikuese në kuadër të Kampionatit Botëror kundër Gjibraltarit dhe Greqisë./arbresh.info/

Të ngjashme