Manchester City ka fituar me rezultat 4-1 ndaj Fulhamit në raundin e 1/16-tës në FA Cup dhe është kualifikuar tutje në këtë garë.
Ekipi i Pep Guardiolas nuk ka lejuar befasi në këtë fazë të FA Cup pasi ka siguruar kualifikimin tutje me një fitore rutinë në Etihad.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Cityt që shënoi dy gola dhe krijoi shumë raste, por Fulhami kaloi i pari në epërsi.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm katër minutave lojë dhe ishte Fabio Carvalho, i cili shënoi për 0-1.
City arriti të kthehet në lojë pas vetëm dy minutave me anë të Ilkay Gundogan, i cili barazoi shifrat në 1-1, ndërsa John Stones (13’) shënoi për 2-1.
Në pjesën e dytë, Qytetarët arritën ta menaxhojnë mirë lojën dhe të shënojnë edhe dy gola tjerë për të siguruar fitoren dhe kualifikimin.
Riyad Mahrez ishte yll i kësaj pjese pasi në minutën e 53-të shënoi nga penalltia për 3-1, ndërsa në minutën e 57-të çoi shifrat në 4-1.
Deri në fund të ndeshjes pati edhe shumë raste, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe City iu gëzua fitores me rezultat të thellë 4-1.
Me këtë fitore, City kalon në raundin e 1/8-tës së FA Cup.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...