Vazhdon momenti i artë për Manchester City-n në Premier League me skuadrën e Pep Guardiolës që regjistroi fitoren e 6-të radhazi në kampionat dhe të 9-ën rresht në të gjitha kompeticionet, pasi fitoi duelin e prapambetur të javës së 1-rë ndaj Aston Villas me rezultatin e pastër 2-0 në Etihad.
Citiziens e dominuan takimin dhe pas një morie rastesh të shpërdorura sidomos në pjesën e dytë ku goditën edhe traversën me Joao Cancelon arritën më në fund të zhbllokonin shifrat me golin e Bernardo Silvas me një goditje nga distanca në minutën e 79-të.
Më pas skuadra e Guardiolës fitoi edhe një 11-metërsh të cilin e kthehu në gol Gundogan në minutën e 90-të. Me këtë fitore Manchester City barazoi Leicester City-n në krye në kuotën e 38 pikëve./TCH/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...