Manchester City ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Burnley në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.
Qytetarët nuk kanë gabuar në ndeshjen e tyre të radhës, pasi kanë marrë fitore në udhëtim te Burnley dhe janë kthyer lider të kampionatit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm pesë minutave lojë dhe ishte Kevin de Bruyne, i cili shënoi për epërsinë 0-1.
Për golin e dytë u përkujdes mesfushori tjetër, Ilkay Gundogan që shënoi për 0-2 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, City ishte përsëri skuadër më e mira, por edhe Burnley pati rastet e veta në kërkim të golit.
Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti të shënojë dhe në fund ndeshja u mbyll me fitoren e Cityt me rezultat 2-0.
Pas kësaj fitore, City e sheh veten përsëri në vendin e parë me 73 pikë apo një më shumë se Liverpooli i dyti, ndërsa Burlney renditet i 19-to me 21 pikë.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...