Manchester City thuhet se ka fituar 2.5 milionë funte apo 3 milionë euro si rezultat i klauzolës së shitjes që ata vendosën në një marrëveshje të mëparshme transferimi.
Qytetarët shitën portierin kosovar, Arijanet Muric te Burnley dy vjet më parë, kur ai nuk ishte në gjendje të depërtonte në ekipin e parë.
25-vjeçari tani ka nënshkruar për Ipswich Town për t’u rikthyer në Ligën Premier, pas rënies së Burnleyt në Championship.
Marrëveshja përfshin një tarifë fillestare që është 8 milionë funte (9.5 milionë euro), e cila mund të rritet në 10 milionë funte (12 milionë euro) me bonuse në varësi të performancës.
Sipas Manchester Evening News, City do të marrë një pjesë të atij transferimi, pasi përfshinte një klauzolë shitjeje prej gati 25 për qind në marrëveshjen që e çoi Muricin te Burnley.
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve