Manchester City ka finalizuar nënshkrimin me Joao Cancelon për 27.4 milionë funta ndërkohë që Danilo do të shkoj në anën tjetër te Juventusi si pjesë e marrëveshjes.
Konfirmimi zyrtar pritet të bëhet më vonë në lidhje me 25-vjeçarin, i cili është një mbrojtës i krahut të djathtë por që mund të luaj edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Portugalisë largohet nga Juventusi për transferim te skuadra e Pep Guardiolas vetëm një vit pasi iu bashkua atyre nga Valencia.
https://twitter.com/sportbible/status/1158658443441528832
Ai ka bërë 34 paraqitje te kampioni në Serie A sezonin e kaluar duke shënuar gjithashtu pesë herë.
Ndërkohë, Danilo ka bërë 60 paraqitje te City qysh pas transferimit në klub në vitin 2017.
City ka bërë dy përforcime deri tani këtë verë – mesfushorin Rodrigo nga Atletico Madridi dhe mbrojtësin Angelino që është rikthyer nga PSV Eindhoven./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...