Manchester City ka arritur të fitojë në minutat shtesë me rezultat 2-1 në udhëtim te Arsenali në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 21-të në Ligën Premier.
City ka triumfuar me rikthim në ndeshjen e parë të vitit 2022 të zhvilluar në Emirates, duke çuar serinë e fitoreve në 11 ndeshje radhazi, ndërsa Arsenali humb pas katër fitoreve.
Ndeshja ishte shumë e tensionuar me raste-raste dhe shumë vendime të gjyqtarit ishin befasuese dhe të diskutueshme.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë shumë më të mirë të vendasve, të cilët krijuan më shumë, patën raste të mira dhe arritën të shënojnë edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 31-të dhe ishte Bukayo Saka, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit të Kieran Tierney.
Në këtë pjesë pati edhe një rast të diskutueshëm pas një ndërhyrje të portierit Ederson në Martin Odegaard, por edhe përkundër rishikimit të VAR-it gjyqtari nuk akordoi penallti për vendasit.
Në pjesën e dytë, Arsenali përsëri e nisi më mirë duke rrezikuar disa herë, por mysafirët u kthyen në lojë duke shënuar me anë të një penalltie po ashtu të diskutueshme, pas një ndërhyrje të Granit Xhakës në Bernardo Silvan.
Goli i barazimit për Qytetarët erdhi në minutën e 57-të me anë të Riyad Mahrez, i cili shënoi për 1-1, teksa para goditjes pati shumë protesta nga vendasit.
Në këtë minutë gjyqtari ndëshkoi me karton të verdhë Xhakën dhe mbrojtësin Gabriel, i cili vetëm dy minuta më pas u ndëshkua me të dytin të verdhë, respektivisht të kuqin duke e lënë Arsenalin me një lojtar më pak në fushë.
Në vazhdim, City e mori i gjithi dominimit dhe kontrollin e ndeshjes duke rrezikuar dhe tentuar deri në fund golin e fitores, por atë e arriti vetëm në minutat shtesë me anë të Rodri, i cili shënoi nga afërsia golin e fitores 2-1.
Pas kësaj fitore, Qytetarët e shohin veten në pozitën e parë me 53 pikë apo 11-të më shumë së vendi i dytë, ndërsa Topçinjtë renditen në pozitën e katërt me 35 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Arsenali luan në udhëtim te rivali lokal Tottenhami, ndërsa City e pret Chelsean në derbin e javës.
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...