Krahas sukseseve të jashtëzakonshme dhe historike në garat evropiane, Manchester City e tha fjalën kryesore edhe në Angli.
Ekipi i Pep Guardiolës, i udhëhequr nga super-sulmuesi Erling Haaland, që i shënoi rekord prej 36 golash, triumfoi përsëri në Premierligë duke e fituar betejën me Arsenalin, i cili u dorëzua në xhirot e fundit.
“Qytetarët” e mbyllën sezonin 2022/23 me 89 pikë, prej tyre 28 fitore, 5 barazime e 5 humbje, duke i lënë prapa “Gunners”, që në fund i kishin 84 pikë, shkruan “Gazeta Express”.
City e fitoi titullin e pestë në gjashtë sezonet e fundit, ndërsa ky ishte titulli i tretë radhazi për ekipin e kaltër, i cili megjithatë nuk e ka nisur edhe aq mirë edicionin 2023/24 në kampionatin anglez.
Ndërkohë, City e fitoi edhe trofeun e FA Cup pasi e mundi në finale rivalin lokal, Manchester United me rezultat 2:1.
Ilkay Gundogan i shënoi dy gola për “Citizens” për t’ia siguruar këtë trofe të çmueshëm ekipit të tij, ndërsa goli i Bruno Fernandes nga penalltia ishte i pamjaftueshëm për “Djajtë e Kuq”.
Ndërkaq, në Community Shield, respektivisht Superkupa e Anglisë, ku zakonisht përballen kampioni i Premierligës dhe fituesi i FA Cup, që në këtë rast ishte Manchester City, në këtë rast u përball me nënkampionin anglez, Arsenal.
“Topçinjtë” fituan në penallti 4:1 pasi loja e rregullt në stadiumin “Wembley” përfundoi baras, 1:1.
Cole Palmer i kaloi kampionët në epërsi në minutën e 77-të, kurse Leandro Trossard nivelizoi gjithçka në minutat shtesë për ta mbajtur në lojë Arsenalin, i cili më pas triumfoi përmes 11 metërshave.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...