Manchester City dhe Manchester United thuhet se janë në garë për sulmuesin e Real Sociedadit, Alexander Isak.
Dy gjigantët e Manchesterit duan të transferojnë një sulmues të ri gjatë afatit të janarit ose në verën e vitit 2022, transmeton lajmi.net.
Man City ndau rrugët me legjendën Sergio Aguero, ndërsa dështuan në transferimin e Harry Kane.
Ndërsa sa i përket Man United, Edinson Cavani dhe Cristiano Ronaldo nuk janë të rinj, andaj klubi ka nevojë për një pasues.
Një ndër lojtarët që pëlqehet më së shumti është ylli i Suedisë, Alexander Isak që dha një supergol ndaj Kosovës.
Sipas Fichajes, City dhe United e duan sulmuesin dhe mund të paguajnë klauzolën e lirimit verën tjetër.
Raporti shton se Real Sociedad ka vendosur klauzolë lirimi në kontratën e Isak me vlerë 90 milionë euro, vlerë të cilën dy klubet mund ta paguajnë.
22-vjeçari ka dëshmuar se është një ndër lojtarët e rinj më të mirë në botë dhe vëzhgohet edhe nga klubet e tjera të mëdha evropiane.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...