Gjigantët e Premierligës e duan me çdo kusht Toni Kroosin në Angli.
Manchester United dhe Manchester City do të ‘luftojnë’ për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Toni Kroos, raporton El Confidencial, transmeton Gazeta Express.
Mesfushori gjerman është gati për një sfidë të re pas katër sezoneve në Spanjë. 28 vjeçari beson se tani është koha që të provojë fatin edhe në Premierligë.
Pep Guardiola e ka menaxhuar Kroosin për një sezon te Bayern Munichu dhe sikur me Alexis Sanchezin, duhet të luftojë kokë më kokë me Jose Mourinhon për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Los Blancos, që ka fituar dy Liga të Kampionëve me Realin.
Kroos ka bërë 176 paraqitje për Realin deri më tani, duke shënuar 11 gola – teksa ka fituar më shumë se 10 tituj me Los Blancos. /Gazeta Express/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...