Manchester City dhe Bayern Munich i kanë vazhduar bisedimet për Leroy Sane, por dallimet e mëdha mes tyre në vlerësimin e lojtarit mbesin të palëkundura.
Bisedimet e javës së kaluar u mbyllen me këmbënguljen e gjigantit anglez se i do rreth 70 milionë euro për anësorin gjerman – të cilit i mbaron kontrata në verën e vitit 2021 – pasi oferta më e fundit e Bayernit ishte 40 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
Trajneri i Bayernit Hansi Flick tha të mërkurën se synim i tij në verë do të jetë blerja e lojtarëve anësorë, ndërsa zëvendëskryetari Uli Hoeness përsëri e ka shprehur dëshirën për të arritur ujdi me Manchester Cityn.
Kampioni gjerman deshi ta blinte Sanen verën e kaluar, por ai e pësoi një lëndim të rëndë në gju në fillim të sezonit 2019/20 dhe nuk ka luajtur futboll që prej atëherë.
Sezonin e kaluar, Sane i zhvilloi vetëm 21 ndeshje si titullar në Premierligë.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation