Google ADS

Man City dëshiron ta blindojë Sterlingun me një super kontratë

15:56 | 20 Tetor 2019
Arbresh.info

Manchester City thuhet se do t’i ofrojë yllit të tyre, Raheem Sterling, një marrëveshje të re me 450,000 funte në javë apo rreth 525 mijë euro.

Real Madridi po mban shënime për anglezin Sterling, i cili është shndërruar në një nga lojtarët më të mirë në botë nga Pep Guardiola.

Sipas mediumit anglez Daily Express, City dëshiron ta mbajë jashtë garës Real Madridin për yllin e tyre.

Ishte vetëm nëntori i kaluar që kampionët e Ligës Premier i dorëzuan Sterlingut një zgjatje tre-vjeçare në marrëveshjen e tij të tanishme e cila tani e sheh të marrë rreth 300 mijë funte në javë apo rreth 450 mijë eurosh.

Kjo e bëri atë lojtarin e dytë më të paguar te Manchester City pas mesfushorit kreativ Kevin De Bruyne , i cili aktualisht fiton rreth 407 mijë eurosh shkruan Telegrafi.

Kampioni anglez është gati ta bëjnë reprezentuesin e Anglisë lojtarin më të paguar në Ligën Premier, duke i ofruar rreth 525 mijë funte në javë apo diçka më shumë se 27 milionë euro në vit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme