Klubi anglez, Manchester City thuhet se ka arritur një marrëveshje me Atletico Madrid për sulmuesin Julian Alvarez.
Sipas mediumit The Athletic, City ka arritur marrëveshje me klubin anglez në vlerë deri në 95 milionë euro për sulmuesin argjentinas.
Nëse kushtet personale finalizohen, Alvarez do të përfundojë transferimin e tij në Spanjë këtë verë, duke shënuar një shitje rekord për klubin anglez.
The Athletic shton se detajet përfundimtare të marrëveshjes janë duke u përpunuar, duke i dhënë fund qëndrimit dyvjeçar e gjysmë të Alvarez në Etihad.
Ai do të jetë nënshkrimi i tretë i Atleticos në verë, duke u bashkuar me Robin Le Normand nga Real Sociedad dhe Alexander Sorloth nga Villarreal.
Për më tepër, Atletico mbetet i interesuar për mesfushorin e Chelseat, Conor Gallagher, i cili ka refuzuar dy oferta për kontrata të reja kohët e fundit./Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...