Manchester City është afër finalizimit të marrëveshjes me adoleshentin e Barcelonës, Eric Garcia.
Gjiganti anglez u raportua në fillim të këtij muaji se është i interesuar në mbrojtësin e ri dhe tani thuhet se është afër marrëveshjes, transmeton portali arbresh.info.
Garcia është një qendërmbrojtës elegant i përfaqësuar nga Carles Puyol dhe Ivan de la Pena.
Mësohet që 16-vjeçari, i cili është i vlerësuar si njëri nga talentët më premtues në La Masia, do të kushtoj rreth 1.6 milionë funta. Garcia është një reprezentues i Spanjës në nivelin nën moshën 17-vjeçare dhe ka fituar Kampionatin Evropian në muajin maj.
Barcelona tashmë ka humbur Jordi Mboulan te Monaco derisa Tottenhami është gjithashtu në garë për shërbimet e tij./arbresh.info
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj