Manchester City ka vazhduar me shumë gola në Premierë Ligë edhe në ndeshjen kundër Stoke Cityt.
Gjiganti anglez ka fituar me rezultat të thellë 7 me 2 në takimin si nikoqir të së shtunës kundër Stoke Cityt të Xherdan Shaqirit, shkruan portali arbresh.info.
Raheem Sterling, i cili realizoi një herë dhe krijoi dy asistime, është lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje. Reprezentuesi anglez është vlerësuar me notën 9.2.
Gabriel Jesus me dy gola është vlerësuar me notën 9.1, ndërsa Leroy Sane me një gol dhe asistim është vlerësuar me notën 8.8 ashtu si Kevin De Bryne që asistoi dy herë.
Xherdan Shaqiri është vlerësuar me notën 5.7.
Lojtari me notën më të dobët është portieri i Stoke Cityt – Butland (4.5)./arbresh.info/
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren