Manchester City ka siguruar tri pikë të plota në derbin kundër Liverpoolit duke ia shkaktuar atyre gjithashtu disfatën e parë sezonale.
“Redsat” janë ndalur në derbin e sotëm (e enjte) në Etihad në kuadër të xhiros së 21-të në Premierë Ligë nga kampioni në fuqi i Anglisë, shkruan portali arbresh.info.
Golashënuesit në këtë takim, Leroy Sane dhe Serguo Aguero janë vlerësuar me nota të larta 7.8 dhe 7.5, por lojtari me notën më të lartë është Raheem Sterling (8.0) që kontribuoi me një super asistim.
Me notë të lartë janë vlerësuar edhe Enderson (7.1), Stones (7.3) dhe Silva (7.5).
Te skuadra e Liverpoolit lojtarët më të vlerësuar janë Roberto Firmino (7.4), Robertson (7.2) dhe Van Dijk (7.0).
Xherdan Shaqiri është vlerësuar me notën 6.0 pas inkuadrimit në fushë në minutën e 76′.
Lojtari me notën më të dobët të ndeshjes është mbrojtësi i Liverpoolit, Dajan Lovren (5.7)./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...