Man City 1-0 Tottenham, notat e lojtarëve

15:45 | 20 Prill 2019
Arbresh Info

Manchester City ka rimarrë kreun e tabelës në Premierë Ligë me fitore minimale ndaj Tottenhamit.

Gjiganti anglez mposhti me rezultat 1 me 0 skuadrën e Mauricio Pochettinos duke iu hakmarrë menjëherë pas eliminimit që ia shkaktuan në mesjavë nga Liga e Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Mesfushori 18-vjeçar Phil Foden vendosi takimin e sotëm duke shënuar golin vendimtar dhe për paraqitjen e tij në stadiumin Etihad është vlerësuar me notën 8.0.

Lojtari me notën më të lartë është anësori Bernardo Silva, i cili është vlerësuar me notën 8.2.

Me notë të lartë janë vlerësuar edhe Edersoni (8.0), Gundogan (7.5) dhe Aguero (7.2).

Lojtari me notën më të dobët është mesfushori i Tottenhamit, Eric Dier (6.2)./arbresh.info/


Man City 1-0 Tottenham, notat e lojtarëve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme