Atletico Madrid ka arritur të shënoj fitore të rëndësishme ndaj Mallorcas në udhëtim, me rezultat 0-1 në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Julian Alvarez në minutën e 61-të, shkruan Arbresh.info.
Në këtë ndeshje u paraqit edhe futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi i cili luajti tërë ndeshjen por që nuk arriti të realizoj.
Ai sipas SofaScore u vlerësua me notën 7.3.
Pas 13 xhirosh, të drejtuarit e Simeones kanë 26 pikë dhe ndodhen në pozitën e tretë në tabelë.
Kurse, Muriqi me shokë ndodhen në vendin e tetë me 18 pikë./Arbresh.info
Ardon Jashari shpallet futbollisti i ri më i mirë në Zvicër
Lëvizja Vetëvendosje nesër me tubim në Shtërpcë, Kaçanik dhe...
Bajrami: Planifikojmë që investimet kapitale në vit të jenë ...
Kurti: Nga Peja, në 500 mijë zemra për fitoren tonë të madhe
Reshjet e dëborës mbajnë bllokuar Rrugën e Arbrit dhe disa f...
Leo-Lelës: Kur po fejohemi?