Disa javë më parë, Mallorca kishte vendosur të mos e blejë kartonin e Vedat Muriqit.
Mirëpo, shpërthimi i sulmuesit kosovar në xhirot e fundit të sezonit në La Liga ka bërë që klubi spanjoll ta ndërrojë mendjen.
Tash, mediat spanjolle shkruajnë se klubi ishullor po planifikon ta blejë kartonin e përfaqësuesit kosovar, të cilin e kishte marrë hua nga Lazio për gjashtë muaj.
“Sot e kishim një takim me Vedat Muriqin dhe unë llogaris në të”, ka thënë trajneri i Mallorcas, Javier Aguierre në programin “El Tercer Tiempo”.
Klubi spanjoll i ka nisur negociatat me Lazion për mundësinë e blerjes së ish-futbollistit të Fenerbahçes.
Vlera e vendosur vitin e kaluar nga klubi italian për shitjen e prizrenasit është 12 milionë euro.
Muriqi i ka realizuar 5 gola dhe i ka bërë 3 asistime për Mallorcan që nga janari, kur ishte huazuar nga “Biancocelesti”.
Ai ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2025, por palët pritet të ndahen përfundimisht gjatë verës që po vjen pasi ai e pati një eksperiencë negative në Itali, ku i realizoi vetëm dy gola për një vit e gjysmë.
Qëndrimi në Mallorca ose rikthimi në Turqi, janë dy opsionet e vetme të momentit për gjigantin e sulmit.
Muriqi është bërë mjaft i dashur nga tifozët e Mallorcas, të cilët pas shpëtimit pa rënë nga liga, të gjithë në kor i kërkuan që të qëndrojë në këtë ekip, pas festës së përbashkët të tyre me “Piratin”.
Futbollisti do të qëndronte me kënaqësi në Mallorca. Tash, topi është në duar të Lazios. /Gazeta Express/
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor