Malisheva do të luajë në barazh, për të tentuar qëndrimin në BKT Superligën e Kosovës, pas barazimit pa gola me Dukagjinin.
Malishevasit nuk ia dolën të merrnin fitore në shtëpi ndaj skuadrës nga Klina, ndërsa tani u duhet të luftojnë edhe më shumë për të vazhduar garimin në elitën e futbollit kosovar.
Pas ndeshjes, trajneri Arsim Thaçi ka thënë se ata kishin presion të lartë, gjë që i pengoi të arrinin fitore.
“Normal që nuk është e lehtë ta udhëheqësh një skuadër si trajner, por nuk është e lehtë as për lojtarët”, ka deklaruar fillimisht ai pas ndeshjes për Art Sport.
“Kemi qenë në presion. Dukagjinit i është dashur barazimi dhe e ka pasur më të lehtë se ne që e kemi ndjekur fitoren. E përgëzoj çdo lojtar për angazhimin”.
“E kemi edhe një ndeshje tjetër për ta siguruar qëndrimin në Superligë dhe do të mundohemi të japim më të mirën”, ka shuar më tej Thaçi.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...