Malisheva merr fitore të rëndësishme në “luftën” për mbijetesë

17:16 | 22 Prill 2023
Orgesa Haziri

Malisheva ka arritur të marr tri pikë të plota në luftën për mbijetesë përballë Ferizajt.

Ndeshja ndërmjet dy skuadrave që rrezikojnë rënien përfundoi 2:1 në të mirë të mysafirëve.

Ronald Sobowale e zhbllokoi rezultatin në minutën e 17 për 1:0, sa ishin shifrat në 45 minutat e parë.

Por, në pjesën e dytë Betim Haxhimusa e gjeti golin për t’i dhënë një fije shpresë Ferizajt.

Megjithatë, kur u duk se ndeshja po shkonte drejt barazimit, Sobowale u shfaq për t’ia dhënë tri pikë të rëndësishme Dukagjinit.

Me këtë fitore, Dukagjini ngritët në pozitën e shtatë me 33 pikë, kurse Ferizaj është në vendin e nëntë me 31 pikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme