Malisheva ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Drita me rezultat 1-2.
Drita kaloi në epërsi vetëm pas pesë minutash lojë, kur harkimin e Bensik Krasniqit e shfrytëzoi mirë Blerim Krasniqi që realizoi me kokë për 1-0.
Blerim Krasniqi pati një rast të mirë shënimi në minutën e 12-të, por goditja e tij u prit nga Ozdogan.
E në minutën e 17-të mysafirët barazuan shifrat në 1-1, kur pas një gabimi në mbrojtjen vendase Drilon Hazrollaj realizoi për të barazuar rezultatin.
Drita krijoi raste të tjera shënimi, por ishin mysafirët që realizuan sërish. Në minutën e 45-të Altin Aliu në kundërsulm realizoi për 1-2 pas asistimit nga Drilon Hazrollaj.
Edhe në pjesën e dytë Drita ishte ajo që sulmonte më shumë, derisa mysafirët tentonin përmes kundërsulmeve të realizonin.
Gjilanasit kriuan raste të mira me Baftiun, Prapashticën e Jasharin, por pa arritur të thyenin mbrojtjen e Malishevës dhe portierin Ozdogan që bënte mrekulli me pritjet e tij.
Blerim Krasniqi goditi shtyllën në minutën e 92-të dhe ky ishte rasti i fundit në këtë ndeshje.
Kësisoj Malisheva mori tre pikë të mëdha në këtë duel duke e mbyllur sezonin vjeshtor në vendin e katërt me 29 pikë, dy më pak se Drita që zë vendin e dytë. /Telegrafi/
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?