Malisheva merr 160 mijë euro nga mërgimtarët

22:02 | 16 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Mërgimtarët kanë vendosur ta ndihmojnë skuadrën e Malishevës, duke i dhuruar 160 mijë euro.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë skuadra përmes një postimi në Facebook.

“Derisa fillimi i sezonit të ri po afron, bashkë me të edhe një mundësi e re për të realizuar qëllime, sfida dhe ndryshime të reja. Sot presidenti i klubit Driton Morina takoi disa mërgimtarë të cilët vullnetarisht shprehën dëshirë që të ndihmojnë FC Malishevën me 160.000.00 euro. Presidenti legjendar i klubit Afrim Bytyçi i cili nuk u ndal asnjëherë së përkrahuri klubin, vazhdon me promovimin e klubit në Diasporë duke siguruar përkrahje të paçmueshme”, thuhet në njoftim.


Malisheva sezonin e kaluar e përfundoi në vendin e gjashtë në renditjen e Superligës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme