Malisheva kritikon gjyqtarët: Po e dëmton futbollin

21:25 | 6 Maj 2023
Orgesa Haziri

Skuadra e Malishëvs nuk është fare e kënaqur me referimin në ndeshjen e tyre përballë Dukagjinit.

Dukagjini fitoi me rezultat minimal 1:0.

Sipas reagimit të klubit në Facebook, gjyqtari e ndaloi ndeshjen edhe pse kishte ende sekonda për t’u luajtur duke mos dhënë një faul në një pozitë të mirë për Malishevën.

“Në ndeshjen e sotme mes Dukagjinit dhe Malishevës gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu me një referim subjektiv dhe skandaloz ndëshkoi rëndë skuadrën tonë. Një skenë bizare ndodhi kur Mervani e përfundon ndeshjen në rastin vendimtar kur para zonës së rreptësisë faulohet  ashpër lojtari ynë Drilon Hazrollaj, dhe në vend se të ndëshkoj me karton lojtarin e Dukagjinit, ai quditërisht e përfundon ndeshjen derisa ora tregonte edhe 35 sekonda lojë. Frika e tij se kjo gjuatje e lirë, nga një pozitë perfekte për të shënuar, mund të rezultonte në gol, ai merr vendimin më bizar që ka ndodhë në futbollin tonë duke e përfunduar lojën para kohe vetëm e vetëm që të mos realizohej gjuajtja e lirë”, thuhet në njoftim.

Ditë më parë edhe Prishtina ishte ankuar ndaj të njëjtit gjyqtarë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme