Skuadra e Malishevës nesër nis një rrugëtim historik për klubin.
Ata do të marrin pjesë në kualifikimet për Uefa Conference League, shkruan Arbresh.info/
Pengesa e parë e klubit kosovar është Buducnosti i Malit të Zi.
Kjo ndeshje nis me fillim nga ora 17:00 dhe luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Gjatë ditës së sotme Malisheva ka dal me një njoftim për të gjithë tifozët e saj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Përmes këtij postimi ata bëjnë të ditur se Komuna e Malishevës ka organizuar katër autobus për të udhëtuar drejt Podujevës në përkrahje të klubit të qytetit.
Këta autobusë do të nisen nga ora 13:30, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se kjo është hera e parë e cila Malisheva merr pjesë në kualifikime për një garë evropiane./Arbresh.info/
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...