Klubi i Malishevës ka reaguar publikisht pasi Komisioni i Garave i FFK-së, edhe në shkallën e dytë refuzoi ankën e Llapit dhe ndeshja u regjistrua me rezultatin e arritur në fushë.
Malisheva e ka quajtur gënjeshtër një deklarat të trajnerit Tahir Batatina, i cili kishte deklaruar se “Malisheva kishte pranuar gabimin”, duke aluduar se ndeshja duhej në regjistorohet me rezultat zyrtar 3-0 për Llapin.
”Malisheva nuk ka pranuar ndonjë gabim, sepse nuk kishte asnjë gabim për t’u pranuar. Kur ne kemi kuptuar se KF Llapi kishte bërë ankesë lidhur me parregullsinë e lojtarit Rilind Haziraj për lojën në fjalë, “dorën në zemër” na është dukur qesharake, njëkohësisht edhe bizare.”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e Malishevës.
Reagimi i plotë:
Sot, kemi lexuar një deklaratë të trajnerit të ekipit të KF Llapit, Tahir Batatina i cili flet për Gazetën Express, gjë që na ka lënë me ndjesi të pakëndshme dhe na bëri të reagojmë për opinionin publik.
Kjo deklaratë e tij erdhi pas vendimit të Komisioni të shkallës së dytë i cili hedhi gjithashtu poshtë ankesën e KF Llapit lidhur me ndeshjen e zhvilluar në Malishevë në kuadër të javës së 25të të Albi Mall Superliga.
Në këtë deklaratë, ai pohon se “Malisheva kishte pranuar gabimin”. – Gënjeshtër!
Malisheva nuk ka pranuar ndonjë gabim, sepse nuk kishte asnjë gabim për t’u pranuar. Kur ne kemi kuptuar se KF Llapi kishte bërë ankesë lidhur me parregullsinë e lojtarit Rilind Haziraj për lojën në fjalë, “dorën në zemër” na është dukur qesharake, njëkohësisht edhe bizare.
Nëse ne kemi heshtur deri më tani lidhur me këtë histori, nuk nënkupton pranim të gabimit, por nënkupton durim dhe besim në organet kompetente të FFK-së për ta trajtuar rastin dhe për të marrë vendimin e duhur. Ne nuk kemi dashur të bëjmë presion te FFK-ja për të ndikuar në vendim-marrje, por kemi besuar në të drejtën tonë të siguruar nga Rregulloret e Garave dhe kemi besuar në profesionalizmin e organeve kompetente të FFK-së.
Rregulloret e FFK-së janë të shkruara në gjuhën shqipe, me një gjuhë të thjeshtë, të rrjedhshme, e të qartë sa për t’i kuptuar edhe një 8 vjeqar. Problemi te këto rregullore është se ato duhet të lexohen e jo të shikohen.
Që në fillim e patëm kuptuar se ankesa e Llapit ishte një përpjekje e fundit e dëshpëruar për të marrë pikët në mënyrë të pa sinqertë.
Për ne, sporti është për të promovuar respektin dhe bashkëpunimin. Ne nuk besojmë se në futboll duhet të ketë vend për shpifje, akuza të pa baza e përçarje. Tahir Batatina duhet të mbajë përgjegjësi për shpifje e akuza të rreme.
Ne si klube, dhe i tërë komuniteti sportiv, duhet të jemi të përkushtuar për një atmosferë miqësore dhe respekt të ndërsjellë.
Futbolli unifikon ata që vërtetë e duan futbollin!
Le të vazhdojmë të promovojmë vlerat e mira të sportit në çdo rrethanë./Arbresh.info/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...