Malisheva e pandalshme i bashkohet Ballkanit dhe Suharekës në krye të tabelës

17:12 | 15 Shtator 2024
D.H

Malisheva ka arritur të shënoj një tjetër fitore, këtë javë ata mposhtën Dukagjinin në udhëtim me rezultat 3-1.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen duke shënuar me Vesel Limajn në minutën e tetë pas një super goli nga gjuajtja e lirë, shkruan Arbresh.info.

Ndërkohë nuk vonoi shumë dhe erdhi barazimi me realizator, Mërgim Pefqelin në minutën e 21-të.

Por, Malisheva tregoi se kishte ardhur për tri pikë të plota.

Skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi shënoi në minutën e 50-të përmes Arbër Pirës, për të rikthyer epërsinë.

Kurse golin e sigurisë e shënoi Laurent Xhylani 10 minuta para fundit.

Malisheva tanimë ka 10 pikë dhe ndan kreun e tabelës me Ballkanin dhe Suharekën.

Kurse, Dukagjini është i gjashti me gjashtë pikë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme