Malisheva e nis në “Zahir Pajaziti” aventurën në Conference League, e pret Buducnostin

10:40 | 11 Korrik 2024
KRG

Malisheva sot shkruan historinë e klubit.

Ekipi malishevas e luan sot ndeshjen e parë në histori të klubit në gara evropiane, shkruan Gazeta Express.

Ata do të përballen me skuadrën nga Mali i Zi, Buducnost në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Dueli nis sot me fillim nga ora 17:00 në stadiumin e Llapit, “Zahir Pajaziti”.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Mal të Zi.

Të ngjashme