Google ADS

Malisheva dhe Dukagjini triumfojnë me spektakël ndaj Gjilanit, respektivisht Llapit

17:11 | 15 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Malisheva ka triumfuar ndaj Gjilanit në kuadër të javës së 35-të në BKT Superligën e Kosovës me rezultat 4-3.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Besnik Krasniqit, duke marrë kështu zemër për të krijuar një lojë më të rrjedhshme.

Por, malishevasit nuk u zmbrapsen dhe ia dolën të barazonin rezultatin në 1-1, me golin e Ronald Sobowale (44’), që përfitoi nga gabimi i portierit.

Mirëpo, para se të përfundonte pjesa  e parë, Gerhard Progni e riktheu epërsinë e Gjilanit për 2-1 në minutën e 45+3.

Në 45 minutat e dytë, Malisheva ishte më kërkuese dhe ia doli të shënonte dy gola, që i sollën edhe epërsinë.

Sobowale shënoi sërish për ekipin e drejtuar nga Arsim Thaqi në minutën e 61-të, për t’i barazuar shifrat në 2-2.

Ishte minuta e 70-të, kur Malisheva ia doli t’i përmbyste shifrat për 3-2, por gjërat u bënë edhe më interesante në fund.

Progni (83′) shënoi edhe një herë, duke barazuar shifrat në 3-3, por Malisheva vetëm një minutë më vonë realizoi për 4-3, duke marrë kështu tre pikë të mëdha.

Pas javës së 35-të, Gjilani është në vendin e dytë me 62 pikë, ndërsa Malisheva në të shtatin me 47 sosh.


Fitore në këtë rreth mori edhe Dukagjini, që po ashtu me 3-2 triumfoi si nikoqir i Llapit.

Ishte minuta e 14-të e takimit kur Altin Merlaku shënoi për 1-0.

Por, mysafirët ia dolën t’i barazonin shifrat në 1-1 me anë të Dardan Jasharit (37’).

Në 45 minutat e dytë, Dukagjini ia doli të shënonte edhe dy herë të tjera, ndërsa llapjanët realizuan një herë.

Fillimisht, Merlaku realizoi golin e tij të dytë të takimit në minutën e 52-të, ndërsa katër minuta më vonë realizoi het-trikun e tij për 3-1.

Por, skuadra nga Podujeva i ngushtoi shifrat në 3-2 me golin e Valmir Veliut (62’).

Dukagjini ishte i pafat në minutën e 62-të, pasi golin e Henry Chibueze e anuloi VAR-i për pozitë jashtë loje.

Dukagjini e mbajti këtë epërsi deri në fund, duke fituar tre pikë dhe gjendet në vendin e gjashtë me 49 pikë, ndërsa Llapi është në të katërtin me 54 sosh.

Të ngjashme