Google ADS

Malisheva befason Ballkanin duke e mposhtur me një lojtar më pak

17:58 | 1 Shtator 2024
D.H

Malisheva ka arritur të shënoj një tjetër fitore të madhe në këtë fillim të kampionatit, duke mposhtur kampionin, Ballkani me rezultat 3-2.

Edhe pse skuadra e Malishevës ishte me 10 lojtarë në fushë nga fundi i pjesës së parë, pas ndëshkimit të Etnik Brrutit me karton të kuq, të drejtuarit e Bekim Isufit ia dolën të marrin tre pikët, shkruan Arbresh.info.

Pikërisht, vendasit shënuat të parët përmes kapitenit Arbër Prekazi, në minutën e 13-të.

Por, kampioni i Kosovës nuk vonoi shumë dhe në minutën e 28-të, barazoi përmes Sunday Adetunjit.

Në fund të pjesës së parë, Brruti u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë e pastaj të kuqin dhe u përjashtua nga ndeshje duke lënë Malishevën me 10 lojtarë në fushë.

Mirëpo kjo nuk i pengoi ata pasi në minutën e 61-të, shënoi golin e epërsisë përmes Drilon Hazrollajt.

E kur u prit se Ballkani do të barazoj, në skenë doli Fatjon Bunjaku i cili shënoi golin e tretë në minutën e 72-të.

Deri në fund Ballkani shënoi për të ngushtuar epërsinë në minutën e dytë shtesë përmes Queven.

Kështu me këtë fitore Malisheva arrin në kuotën e shtatë pikëve pas tri ndeshjeve ku ka dy fitore dhe një barazim.

Po aq pikë ka edhe Ballkani ku në katër ndeshje të luajtura ka dy fitore një barazim dhe një humbje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme