Malisheva ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit, Labinot Ibrahimi.
Lajmi është konfirmuar nga vet klubi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Ibrahimi është një lojtar mjaft i gjithanshëm. Kryesisht luan si qendër mbrojtës, e po ashtu luan edhe si mbojtës krahu.
Shquhet për aftësitë e shkëlqyeshme në krosime, hap dhe energji. Për shkak të gjatësisë, pozicionimit dhe karakteristikave të tij fizike, Labi gjithashtu është shumë efektiv në ajër.
Ka patur një karrierë mjaft të bujshme në futbollin Kosovar dhe atë të Shqipërisë. Një përvojë e jashtëzakonshme edhe ne futbollin evropian, në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligë. Ka filluar me FC Prishtinën pastaj ka luajtur për Partizanin e Tiranës, është rikthyer përsëri në FC Prishtina. Sezonin e fundit luajti në FC Arbëria.
Karriera e tij e deritashme është impresive
Kategoria Superiore (Liga e Shqipërisë): 153 ndeshje
Superliga e Kosovës: 46 ndeshje
Kupa e Shqipërisë: 25 ndeshje
Europa League: 9 ndeshje
UEFA Champions League: 6 ndeshje
Kupa e Kosovës: 6 ndeshje
/Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...