Google ADS

Malisheva arkëton tri pikë të rëndësishme kundër Drenica

15:05 | 13 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Malisheva ka arritur të fitojë si mysafir i Drenicës me rezultat 3-2 në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, të cilët shënuan në minutën e 24-të përmes Agron Bruqit.

Por gëzimi i malishevasve zgjati vetëm dy minuta, pasi Genc Hamiti barazoi për 1-1 në minutën e 26-të.

Pak pa përfunduar pjesa e parë, Hasan Hyseni shënoi supergol për Malishevën, duke e dërguar skuadrën e tij në pushimin 15 minutësh me rezultat 2-1.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola tjerë.

Armend Abazi barazoi shifrat për Drenicën, pasi realizoi gol në minutën e 58-të të takimit.

Ndërsa për rezultatin përfundimtar 3-2, u përkujde Agon Xhaka i cili i dha tre pikët e radhës Malishevës.

Ky i fundit edhe u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 78-të, duke e lënë skuadrën e tij për 12 minuta me një lojtar më pak.

Pas kësaj fitore, Malisheva ngjitet në vendin e gjashtë me 32 pikë, po aq sa ka edhe Drenica në një pozitë më poshtë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme