Mali i Zi publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës

15:50 | 24 Shtator 2019
A. B.

Mali i Zi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Bullgarisë dhe Kosovës në kualifikimet për Euro 2020.

‘Dardanët’ do të përballen me malazezët më 14 tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, derisa trajneri i tyre, Faruk Hadzibegic, ka publikuar listë e lojtarëve.

Selektori i Malit të Zi ka vendosur që për këtë takim të jetë i ftuar edhe sulmuesi shqiptar, Fatos Beqiraj.

Për dallim nga ndeshja e parë, në listë mungojnë lojtarët e lënduar Bakic e Raspopovic, njëjtë si Radunovic, të cilin trajneri ka dashur ta pushojë.

https://www.facebook.com/FudbalskiSavez/photos/a.635010026534798/2414404148595368/?type=3&theater

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme