Kombëtarja e Malit të Zi nuk do të jetë e kompletuar për përballjen me Përfaqësuesen e Kosovës në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020.
Mali i Zi do të jetë nikoqir i Kosovës më 7 qershor në stadiumin e kryeqytetit në Podgoricë, takim ky i cili do të zhvillohet nga ora 20:45.
Ky takim do të luhet pa praninë e publikut shkaku i ndëshkimit nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s për thirrje raciste dhe abuzim me lojtarët kundërshtar.
Megjithatë, kjo nuk është e tëra e ‘zezë’ për malazezët, pasi ata do të duhet të luajnë ndaj Kosovës pas dy sulmuesin e tyre.
Jovetic do të jetë mungesa e madhe e Malit të Zi.
Ylli i njohur, Stevan Jovetic ka kryer një operim në këmbë dhe do të mungojë deri në muajin nëntor.
Mungesa e dytë do të jetë Luke Gjorgjevic, i cili ka lënduar muskulin e këmbës dhe do të jetë katër muaj jashtë fushave të blerta.
Këta dy futbollistë do t’i mungojnë Malit të Zi edhe ndaj Çekisë disa ditë më vonë. /Telegrafi/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte