Mali i Zi do të detyrohet të luaj në ndeshjen kundër Kosovës në mungesë të njërit prej lojtarëve të tyre më të mirë.
Rivali i ardhshëm i “Dardanëve” ka humbur mbrëmjen e sotme (e premte) njërin nga lojtarët e tyre më të mirë që kanë në dispozicion, shkruan portali arbresh.info.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Stefan Savic që u detyrua të largohet ende ka përfunduar pjesa e parë e takimit Mali i Zi – Bullgaria.
Savic u lëndua në minutën e 38′ të ndeshjes dhe pritet të mungojë në takimin e xhiros tjetër në kuadër të kualifikimeve.
Ndeshja mes Malit të Zi dhe Kosovës zhvillohet të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...