Google ADS

Mali i Zi befason Turqinë dhe ia humb pozitën e parë në grup

22:52 | 19 Nëntor 2024
D.H

Mali i Zi e ka mposhtur Turqinë me rezultat 3-1 në kuadër të raundit të gjashtë në Ligën e Kombeve.

Një hattrick i Krstovicit i dha fitoren malalezëve, shkruan Arbresh.info.

Ai fillimisht shënoi golin e parë në minutën e 29-të, kurse tetë minuta më vonë Yildiz barazoi rezultatin për turqit.

Kjo ishte e gjitha se cfarë bën mysafirët, pasi në fundin e pjesës së parë sërish Krstovic riktheu epërsinë e Malit të Zi.

Ai kompletoi hattrickun e tij në minutën e 73-të, për t’ia siguruar fitoren e parë këtë edicion në Ligën e Kombeve, kombëtares së tij.

Me këtë fitore, Turqia e humbi vendin e parë në grup që tani e ka Uellsi ku ka siguruar kalimin në Ligën A, teksa turqit do ta kërkojnë përmes play-offit.

Mali i Zi është i fundi me tre pikë dhe nga edicioni i ardhshëm gara do të bëj në Ligën C./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme