Paolo Maldini ka thënë se sulmuesi francez Olivier Giroud do të arrijë të enjten në Milano, ndërsa sa i përket të ardhmes së Franck Kessie, ai ka qetësuar fansat.
Maldini ka thënë me shaka se dyshja Ibrahimovic – Giroud do të jetë një dyshe të rinjsh në sulm.
“Po, nesër duhet të vijë në Milano. Giroud është një kampion jo vetëm me Francën, por edhe me Chelsean, ku fitoi Ligën e Kampionëve”.
“Kemi një skuadër të re në tërësi dhe natyrisht që kemi nevojë edhe për futbollistë të tillë me eksperiencë. Giroud dhe Ibra do të bëjnë një dyshe të rinjsh në sulm”, u shpreh Maldini.
Drejtori teknik i kuqezinjve ka zbuluar se po punon për të afruar edhe një tjetër futbollist në sulm, por në të njëjtën kohë ka qetësuar tifozët për të ardhmen e mesfushorit Franck Kessie.
“Duam të afrojmë edhe një futbollist të ri, që të rritet me Ibrahimovicin e Guiroud, ndërsa më pas do shohim çfarë rastesh do na sjellë afati kalimtar”.
“Për Kessie duhet të rrini të qetë, pasi lojtari do të qëndrojë gjatë me Milanin. Kur të kthehet nga pushimet, do negociojmë edhe rinovimin, por nuk besoj se do të kemi probleme”, ka thënë Maldini. /Telegrafi/
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...