Shefi i AC Milan, Paolo Maldini pranon se mund të bëhet një transferim më repartin e mbrojtjes gjatë janarit.
Lëndimi në gju i Simon Kjaer do ta detyrojë Milanin në aktivizohet në tregun e transferimeve. Sezoni i danezit tashmë ka përfunduar.
“Ideja kishte qenë të mos bënim asnjë investim në janar, por lëndimi i Kjaer na ka shtyrë të vlerësojmë integrimin e dikujt gati ose të një lojtari që mund të qëndrojë për sezonin e ardhshëm”, tha Maldini.
Ai gjithashtu foli edhe për situatën e eleminimit nga Champions League.
“Ne e dimë se nuk jemi ende atje, por jemi në rrugën e duhur dhe ishte një grup shumë i vështirë. Fakti mbetet, ne fituam vetëm një nga gjashtë ndeshjet tona dhe kjo është një statistikë negative”.
“Nëse keni të ardhura të larta, mund të ndërtoni një skuadër më konkurruese. Për të arritur atje, duhet të jeni pak kreativ. Çdo klub ka qasjen e tij, problemet dhe zgjidhjet e tij, kështu që ne e morëm rrugën e vetëm të qëndrueshmë që kishim tani”.
AC Milan barazoi të shtunën kundër Udineses 1-1, duke vazhduar kryesimin në renditjen tabelare të Serie A, por mund të humbas këtë pozitë nëse Interi fiton sot ndaj Cagliarit./Arbresh.info
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist