Ish drejtori i Milanit ka rrëfyer një ngjarje që nuk e kishim dëgjuar më parë.
Në një emision me aktorin Giacomo Poretti, në emisioni PoretCast, ai ka folur lidhur me një transferim të mundshëm të Leo Messit, në Milan, ku theksoi se ishte munduar për 10 ditë që të sjell argjentinasin në Itali, përcjell Arbresh.info.
Leo Messi ishte lojtar i lirë verën e vitit 2021, ku nuk vazhdoi kontratën me Barcelonën.
Maldini tha se për 10 ditë janë përpjekur për të transferuar Messin, në Milan por që ishte e pamundur.
“Për 10 ditë ne u përpoqëm të sillnim Messin në Milano, por më pas e kuptuam se ishte e pamundur”, ka thënë Maldini.
Teksa edhe tregoi se kur ka lexuar lajme se argjentinasi do transferohej tek rivali i tyre Inter, ishte trembur.
“Kur lexova se ai mund të shkojë edhe në Inter, u tremba!”, përfundoi legjenda e Milanit.
Pas gjithë asaj rrëmuje dhe interesimi të shumëkujt që ta ketë në ekip Messin, ai vendosi të transferojë tek Paris Saint Germain në Francë.
Por që aventura e tij në Paris nuk zgjati shumë, pas dy viteve transferohet në Amerikë, tek Inter Miami./Arbresh.info/
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja