Kuqezinjtë sollën një tjetër sulmues gjatë verës – Rafael Leao nga Lille për rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/
Paolo Maldini ka zbuluar se Milani ishte i interesuar të nënshkruante me Hirving Lozano, por ndryshimi i formacionet të tyre në 4-3-1-2 i pa ata të shikojnë mundësi tjera.
Lozano përfundoi transferimin te Napoli në fund të muajit gushtit, por Maldini pretendon se ish-sulmuesi i PSV mund të kishte kaluar te Milani nëse Marco Giampaolo nuk do të ishte trajneri i tyre.
“Ne e shikuam atë dhe menduam ta blejmë atë”, ka thënë fillimisht Maldini për TUDN.
“Ne biseduam me agjentin e tij [Raiola], por në fund pati një problem në lidhje me pozicionin e tij në fushë”.
“Ne kemi luajtur në sezonin e kaluar 4-3-3, formacioni i përsosur për të, por tani luajmë në një mënyrë tjetër”.
“Ai ishte një opsion për ne gjatë verës, por ai mori vendimin për të shkuar në një klub tjetër të madh siç është Napoli, dhe faktori i punës me Ancelottin, i cili është një maestro, e ndihmon atë të luajë në pozicionin e tij më të mirë dhe natyror”, përfundoi drejtori i Milanit.
Kuqezinjtë sollën një tjetër sulmues gjatë verës – Rafael Leao nga Lille për rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...