Maldini: Donnarumma është portieri më i mirë në botë, Milan duhet të mos e shesë

17:46 | 28 Qershor 2020
Arbresh Info

Drejtori sportiv i AC Milan-it, Paolo Maldini beson se portieri Gianluigi Donnarumma është më i miri në botë në pozitën e tij.

Donnarumma që disa vite është në formacionin e parë të “Rosonerëve”, ndërsa thuhet se mund të largohet këtë vit, derisa kontrata i skadon në vitin 2021, transmeton portali arbresh.info.

Maldini ka thënë se është detyra e “Rosonerëve” që t’ia rinovojnë kontratën italianit dhe të mos e lejojnë të largohet.

“Është e sigurt që detyra e Milan është të provojë dhe ta mbajë një lojtar si Gigio, i cili reprezantohet si simbol, lojtar i cili erdhi nga akademia”.

“Në mendimin tim, ai është portieri më i mirë në botë”, tha ai.

Top skuadrat e mëdha, si Chelsea, Real Madrid dhe PSG kanë shprehur interesim për 21-vjeçarin./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme