Besohet se Malcom ka pranuar që të transferohet te Roma, prandaj ata tani duhet të punojnë vetëm për të arritur një marrëveshje me skuadrën e tij – Bordeauxin.
Anësori brazilian ka rënë dakord që një kohë për transferim te Interi, por oferta nga “Nerazurrët” për një huazim të shtrenjtë dhe më pas opsionin për blerjen e tij nuk e bindi klubin e tij, transmeton portali arbresh.info.
Evertoni besoj gjithashtu se kërkonte shërbimet e tij, por transferimi i Alissonit për 72.5 milionë euro te Liverpooli duket se ka ndryshuar gjithçka.
Me atë shumë të sigurt në dorë, “Giallorossët” kanë bërë një lëvizje për të siguruar shërbimet e Malcomit dhe janë takuar me rrethin e tij të afërt mbrëmjen e kaluar.
Tani, ‘Calciomercato’ raporton se ky ishte një samit i frytshëm dhe 21-vjeçari është i hapur për transferim në Stadio Olimpico.
Bordeaux është duke kërkuar rreth 40 milionë euro për shitjen e tij, por tarifa mund të negociohet./arbresh.info/
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...