Google ADS

Malcom mund të huazohet në janar, agjenti: Ka nevojë për kohë

09:57 | 14 Tetor 2018
Arbresh.info

Është lojtari më i përfolur gjatë afatit kalimtar të verë pasi futi në sherr Romën dhe Barcelonën.

Sulmuesi brazilian Malcom fillimisht kishte pranuar transferimin tek klubi italian, por në momentin e fundit ndryshoi mendje dhe iu bashkua Barcelonës.

E duket se gjërat për anësorin nuk kanë shkuar siç i kishte menduar pasi tek Barcelona nuk po luan thuajse fare.

Malcom deri më tani ka pasur vetëm dy paraqitje në La Liga, duke luajtur gjashtë minuta ndaj Valladolidit në udhëtim dhe 19 të tjera ndaj Leganesit.

E kjo nuk po i pëlqen sulmuesit brazilian dhe agjentit të lojtarit.

“Malcom nuk është i kënaqur me atë që po ndodh momentalisht në Barcelonë. Nuk po luan dhe natyrisht që kjo gjë nuk i pëlqen atij”.

“Çdo lojtar kalon nëpër një fazë që duhet të përshtatet me ekipin dhe këtë po e kalon edhe Malcom. Ai ka nevojë për kohë për të treguar më të mirën”, ka thënë agjenti i lojtarit, Junior Minguella.

Por sipas mediave spanjolle, Barcelona gjatë janarit do të shikojë mundësinë e huazimit të lojtarit, pasi nuk po pëlqehet nga trajneri Ernesto Valverde.

Kampioni në fuqi i La Ligas, po shikon ndonjë skuadër spanjolle ku mund ta huazojë brazilianin për ta rikthyer besimin dhe për të pasur më shumë minuta.

Real Sociedad, Betis dhe Valencia janë tri skuadrat që kanë shprehur interesim për ta huazuar 21 vjeçarin.

Barcelona iu bashkua Barcelonës nga skuadra franceze Bordeaux për një shumë prej 41 milionë eurove. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme