Sulmuesi i Barcelonës, Malcom ka vlerësuar thashethemet se ai mund të largohet nga Camp Nou në janar si “informata të rrejshme”.
Braziliani ka pasur një fillim mjaftë të vështirë te gjiganti katalunas, i cili ka ngjallur spekulime që klubet në Premierë Ligë mund të përpiqen për të nënshkruar me të, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, 21-vjeçari ka ofruar pikëpamjen e tij dhe ka bërë të qartë se nuk është i interesuar aktualisht për largim nga klubi.
“Kjo është një informatë e rrejshme dhe kjo nuk do të thyej besimin tim”, ka thënë Malcom.
“Shënimi i një goli për Barcelonën ishte një gjë e duhur pas atyre thashethemeve ishte e rëndësishme për besimin tim dhe unë jam i sigurt se mund të bëjë edhe më shumë për t’i ndihmuar klubit”
Kjo javë ka qenë e mirë për Malcomin. Ai shënoi golin e tij të parë për klubin në Ligë të Kampionëve gjatë barazimit me Interin të martën.
Ai mund fitoj më shumë kohë në fushë të dielën kundër Real Beteisit derisa Philippe Coutinho do të qëndrojë jashtë fushës, Leo Messi në dyshime dhe Ousmane Dembele me probleme të gastroenterit.
Lëndimet e lojtarëve mund të bëjnë që Malcom të ngritët dhe të fitoj më shumë minuta në fushë për të treguar vlerën e tij./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...