Reprezentuesit e sulmuesit të Barcelonës, Malcomit, janë duke përgatitur një largim të hershëm për lojtarin.
21-vjeçari nuk ka startuar ende te gjiganti katalunas qysh pas transferimit të tij prej 41 milionë euro nga Bordeauxi gjatë verës duke bërë vetëm dy paraqitje deri tani, transmeton portali arbresh.info.
Dy mediume online në Itali, ‘Calciomercato’ dhe ‘CalcioNews24’, thonë se agjenti i tij ka kontaktuar gjigantin italian – Interin në lidhje me transferimin e tij.
“Nerazzurrët” është thënë se kanë kërkuar brazilianin verën e kaluar së bashku me Roman, i cili kishte njoftuar se kishte arritur një marrëveshje me Bordeauxin para se Barcelona të rrëmbente lojtarin.
Megjithatë, raporti sqaron që Interi nuk është duke menduar transferimin e tij për momentin derisa këtë muaj drejtori i përgjithshëm i Barcelonës, Pep Segura, ka refuzuar shqetësimet në lidhje me lojtarin./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...