Pas Arturo Vidalit, tani është radha e Malcomit për të shprehur pakënaqësitë e tij në Barcelonë për shkak të mungesës së minutave në fushë.
Ish anësori i Bordeauxit refuzoi gjigantin italian AS Roma në momentin e fundit të transferimit mjaftë dramatik gjatë verës duke nënshkruar për gjigantin katalunas, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ndikimi i brazilianit në Barcelonë është ndier me vështirësi pasi anësori ka bërë vetëm dy paraqitje si zëvendësues deri tani te klubi.
Tani, agjenti i 21-vjeçarit, Junior Minguella, ka vendosur në dritë frustrimin e Malcomit për shkak të mungesës së minutave në fushë.
“Çdo lojtar ka nevojë për një periudhë adaptimi dhe minuta në fushë për të vërtetuar vlerën e tyre”, ka thënë Minguella për ‘RAC1’.
“Ai nuk i ka pasur ata ende, por ai do të tregoj vlerën tij kur luan”
“Atij nuk i pëlqen situata, por ai është i fokusuar dhe shumë i motivuar”
Qysh pas transferimit te Barcelona, Malcom ka luajtur vetëm 25 minuta gjatë dy paraqitjeve./arbresh.info/
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...