Malcom ishte i kënaqur me debutimin e tij te Barcelona në disfatën e pësuar mëngjesin e sotëm (e mërkurë) kundër AS Romas.
Ish anësori i Bordeauxit e nisi ndeshjen si titullar te gjiganti katalunas nën udhëheqjen e trajnerit Ernesto Valverde, transmeton portali arbresh.info.
“Është ndeshje para-sezonale, ne jemi duke u përgatitur që skuadra të luaj në finale të Superkupës kundër Sevillas, ka shumë për tu zhvilluar, veçanërisht në pjesën e parë të lojës”, ka thënë Malcom pas fishkëllimës së fundit.
“Shpresoj që t’i jap Barcelonës shumë kënaqësi, ndeshje pas ndeshje, por ne duhet të shkojmë pak nga pak”
Malcom foli gjithashtu për përplasjen me mbrojtësin e Romas, Kostas Manolas.
“Nuk përfshihem në provokime, ajo që është e rëndësishme është ajo që ndodhë në fushë, nuk kam nevojë t’i përgjigjem kësaj”
Malcom realizoi gol katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë kundër Romas në disfatën 4 me 2./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...